image PAMJE/ Vërshimet e mëdha përmbysin Gjakovën

PAMJE/ Vërshimet e mëdha përmbysin Gjakovën

news image

Disa rrugë janë përmbytur nga reshjet e shiut në Gjakovë, çka ka bërë që shiu të hyjë edhe nëpër shtëpi.

Përmbytjet kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të shiut dhe për shkak të punimeve jo të duhura të kanalizimeve që janë bërë gjatë verës.

“Punimet kanë përfunduar, por puna nuk është bërë siç duhet, na është lënë e gjitha rruga në baltë. Gypat e kanalizimit janë lënë pa u montuar, është neglizhuar e gjithë puna dhe si pasoje e kësaj pas gjithë këtyre reshjeve të mbrëmshme gjithçka është dalë jashtë kontrollit. Shumë shtëpi janë përmbytur, edhe e gjithë lagjja është nën ujë”, ka shkruar një banore e lagjes Rezine në Gjakovë.

Ndërkohë, të reshura e shiut kanë bllokuar rrugët edhe në Rahovec. Të reshurat kanë mbërritur në një nivel mjaft lartë, çka ka bërë që të pamundësohet lëvizja me veturë apo në këmbë.

/GazetaSinjali/