Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga vozitësit e automjeteve, pas reshjeve të borës, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi, policia ka theksuar se kujdesi është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.
“Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor, të posedojnë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, si dhe të jenë më vigjilent”, njofton policia./Gazeta Sinjali/