image Pas puthjes së Ilirit me Arjolën, reagon bashkëshortja e balerinit

Bota e Yjeve

Pas puthjes së Ilirit me Arjolën, reagon bashkëshortja e balerinit

news image

Puthja e Ilirit e Arjolës si rrjedhojë e provës së aktrimit nga “Vëllai i Madh” ka qenë një nga temat më të komentuara së fundmi.

Ditën e sotme gruaja e Ilirit, Emanuela dha opinionin e saj në lidhje me këtë temë.

Ajo  tregoi se e kishte marrë me shumë pozitivitet dhe qetësi këtë gjë sepse ishte thjesht një lojë e aktrim.

 “Ishte rol dhe njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet pjesën e roleve që bëjnë aktrim është puthje për momentin. Kam parë edhe një koment të një blogeri se di nëse mund ta them emrin Olti Curri, që kush do vijë tani që u puth me Arjolën. Nuk besoj të vijë njeri ose të ndodhi ndonjë gjë sepse ishte vetëm një aktrim”, tha ajo për Tch.

Rikujtojmë se në provën që u dha nga “Vëllai i Madh”, banorët duhet të imitonin një pjesë prej një filmi të vjetër shqiptar, të ndarë në grupe nga dy.

Iliri dhe Arjola ishin vendosur bashkë për të riaktruar një pjesë nga filmi i vjetër “Edhe kështu, edhe ashtu”.

Gjatë këtij interpretimi, ndodhi dhe skena aq e komentuar, kurm Iliri dhe Arjola shkëmbejnë një puthje në buzë madje ishte kjo e fundit ajo që iu afrua Ilirit.

/GazetaSinjali/