Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njoftoi një konferencë për mediat në selinë e PD. Por për momentin godina është e rrethuar nga efektivët e policisë, ndërsa prokurorët dhe hetuesit po kryejnë veprime, pasi e morën nën kontroll godinën duke larguar protestuesit.
Sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, u filmua duke i kërkuar efektivëve të hapnin rrugën që të lejonin futjen e gazetarëve, por për momentin një gjë e tillë nuk është e mundur.
Konferenca e Bashës parashikohet të mbahet rreth orës 15:30, pasi të ketë përfunduar puna e hetuesve.
Ndërkohë, në orën 18:00, është njoftuar edhe një konferencë për mediat nga ana e komisionit të rithemelimit, që kërkon largimin e Bashës nga selia, pasi nuk e konsideron më kryetar të partisë.