image Pas PDK-së, edhe NISMA kërkon dorëheqjen e ministrit Reka

Kosovë

Politikë/ Pas PDK-së, edhe NISMA kërkon dorëheqjen e ministrit Reka

news image

Nisma Socialdemorate ka reagur ndaj deklaratës së ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka i cili tha se Kosova duhet të lejojë që Serbisë t’i hapet korridori për daljen në Detin Adriatik.

Shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Haxhi Shala, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Reka duke e cilësuar si deklaratën më skandaloze të dhënë nga një zyrtar shtetëror.

“Ministri Reka duhet të jap dorëheqje. Me lejën e kujt ai ofron koridore e hap porta detare? Kjo është deklarata më skandaloze e dhënë nga nga një zyrtar shtetëror”, ka shkruar Shala.

Tutje ai ka thënë se ky është plan i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i shpalosur nga ministri i saj.

“Ky plan i Vetëvendosjes, i shpalosur nga ministri i saj është ëndrra e përhershme e Serbisë së madhe, e cila për të siguruar dalje në det ka vrarë e masakruar qindra-mijëra shqiptarë. Planin e Kral Aleksandrit sot e dëgjumë nga ministri i Kurtit të cilët janë të gatshëm të zbatojnë e të realizojnë ëndrrën e tyre”, ka përfunduar Haxhi Shala./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/haxhi.shala.311/posts/1353757564810348