Është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare djali i dëshmorit Muharrem Thaqi, Valon Thaqi nga fshati Llapushnik i Drenasit. I ndjeri tash e një kohë vuante nga një sëmundje e rëndë, raporton Sinjali.
Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur motra e tij, e cila njoftoi të afërmit e tyre edhe për detajet e ceremonisë së varrimit.
“Ju njoftojmë se pas një sëmundje të rëndë, në moshën 35 vjet, ndërroi jetë më i dashuri ynë, vllau, Valon Thaqi, duke u bashkuar me babin përgjithmonë.
Varrimi do të bëhet sot, në ora 15:30, tek varrezat te rudinat në Poterrk, Llapushnik.
Të allahu jemi dhe te ai do të kthehemi.
Familja Thaqi!”, thuhet në njoftimin e tyre.