image Pas një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta zyrtari policor nga Komorani

Sociale

Pas një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta zyrtari policor nga Komorani

news image

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta zyrtari policor Ferat Bublaku nga Zabeli i Ulët.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Dardani, teksa shtoi se varrimi i të ndjerit bëhet në ora 19:00 në varrezat e fshatit Zabel i Ulët.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Familjar shokë miq e dashamirë ju njoftoj se Babi na la. Varrimi bëhet sot ne ora 19 në Zabel të ulet”, njoftoi ai.

Kontributi i Bublakut në Policinë e Kosovës ishte shumëvjeçar, ai shërbeu edhe para luftës deri kur okupatori ndali punën e tyre, për të vazhduar përsëri aktivitetin në PK pas çlirimit të vendit.

/GazetaSinjali/