image Pas nëntë muajsh gjenden të gjallë në Portugali dy fëmijët e zhdukur shqiptarë, arrestohet babai i tyre

Diasporë

Pas nëntë muajsh gjenden të gjallë në Portugali dy fëmijët e zhdukur shqiptarë, arrestohet babai i tyre

news image

Janë gjetur në Portugali dy fëmijët shqiptarë dhe babai i tyre pas nëntë muajsh të zhdukur nga Gjermania.

Këtë të martë babai i fëmijëve u arrestua në komunën Caldas da Rainha, 100 km larg Lisbonës, pasi akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve të tij.

Policia Kombëtare e Portugalisë ka njoftuar se vëlla e motër, të moshës 11 dhe 10 vjeç, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në dhjetor të vitit 2020 shqiptari udhëtoi nga shteti që jetonte, Gjermania në Tenerife, me dy fëmijët e tij.

E ëma e fëmijëve paraqiti një ankesë civile janarin e kaluar, por në Gjermani nuk u regjistrua asnjëherë një padi për rrëmbimin e fëmijëve të mitur.

Pas kësaj, nëna e tyre u detyrua të udhëtonte në Spanjë ku u hap dhe një procedim penal.

Nëna e Kristian dhe Amantia, raportohet se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët. /GazetaSinjali/