Ka pak ditë që Atdheu doli me një deklaratë publike, me të cilën konfirmonte ndarjen nga Sara.
Madje, sipas tij, edhe dikush që më parë e quante “vëlla” ia ka punuar pas shpine, kurse me disa prej djemve të tjerë të “Për’puthen” ka ruajtur kontaktet.
Së fundi, Atdheu u shfaq shumë i afërt edhe me Shqipe Hysenajn, e cila më parë në “Për’puthen” tha se është në një njohje.
Atdheu dhe Shqipja kanë lënë pas gjitha mosmarrëveshjet, ndërsa dukeshin se po kalonin mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Derisa Shqipja po e filmonte duke ecur në rrugë, Atdheu afrohet dhe i dhuron asaj një puthje në faqe.
“Atdhe Xharavina ti je i çmendur, gjejeni me çfarë do vijë në Fier? Ma bëri zili”, shkroi ajo në video./Gazeta Sinjali/