image Pas miratimit të programit, Hoti tregon tri prioritetet e qeverisë së tij

Politikë

Pas miratimit të programit, Hoti tregon tri prioritetet e qeverisë së tij

news image

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, që në ditën e dytë të punës ka miratuar programin qeverisës 2020-2023.

Hoti thotë se prioritet i tij si kryeministër është lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja e ekonomisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Mbi të gjitha, Hoti ka thënë se qeveria që udhëheq ai do të merr përgjegjësi të plotë për ta çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi.

“Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ???????? për vitet 2020 – 2023! Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga #COVID19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohëshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia. Në plan afatgjatë kabineti im u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit. Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE ???????? dhe SHBA ????????, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territori”, ka shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/.