image Pas Macron, sulmohet edhe një politkan tjetër francez - qytetari i hedh miell fytyrës (VIDEO)

Botë

Pas Macron, sulmohet edhe një politkan tjetër francez – qytetari i hedh miell fytyrës (VIDEO)

news image

Politikani francez, Jean-Luc Mélenchon, i cili është kandidat në zgjedhjet presidenciale, është sulmuar nga një qytetar i cili e mbuloi atë me miell, gjatë protestave të organizuara në Paris, përcjell Gazeta Sinjali.

Teksa po fliste para gazetarëve, një burrë iu afrua duke i hedhur miell në fytyrë.

Mélenchon ka potencuar se sulme të tilla mbi politikanët ‘duhet të ndalen’.

Ndërkaq deri më tani, për incidentin nuk është arrestuar askush.

Kujtojmë që javën e kaluar edhe presidentin Emmanuel Macron është goditur nga një djalë me shuplakë.

Sulmuesi, të cilin e arrestuan menjëherë pas incidentit është dënuar me katër muaj burgim. /Gazeta Sinjali/