image Pas konfirmimit të rastit të ri me COVID-19 në Viti, Haliti: Druajmë se do të kthehemi në fillim

Shëndetësi

Pas konfirmimit të rastit të ri me COVID-19 në Viti, Haliti: Druajmë se do të kthehemi në fillim

news image

Dy ditë më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës konfirmoi edhe një rast të ri nga fshati Zhiti i Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Rikthimi” i virusit në komunën ku u konfirmua njëri nga dy rastet e para me koronavirus në Kosovë, alarmoi Komitetin Komunal për Mbrotje dhe Shpëtim në Komunën e Vitisë.

Në mbledhjen e sotme të këtij komiteti, kryetari i komunës, Sokol Haliti, kërkoi që “rikthimi” i virusit të merret seriozisht, pasi që, sipas tij, gjendja mund të kthehet në fillim.

“Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë edhe sot ka shfaqur brengën me gjendjen e krijuar pas diagnostifikimit të një të riu me Covid19. Kryetari Sokol Haliti tha se kjo duhet të merret seriozisht sepse druhet se gjendja mund të kthehet në fillim. Ai tha se janë duke mbajtur kontaktet me familjarët e të infektuarit dhe po vëzhgohet gjendja”, tha Haliti.

I pari i Vitisë u bëri thirrje të gjithëve për seriozitet dhe vëmendje të shtuar, sepse sipas tij, vetëm me angazhimin e të gjitha mekanizmave, por edhe vet qytetarëve, mund të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit. Ai sërish ka kërkuar që të respektohen masat kundër Covid19./Gazeta Sinjali/