Pas konfirmimit të 11 rasteve të reja me koronavirus, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që ta shtojnë kujdesin, për shkak se, ky institut vlerëson se lehtësimi i masave mund të shkaktojë shtim të numrit të rasteve me koronavirus.
Me këtë apel IKSHPK-ja u është drejtuar edhe bizneseve e gastronomisë që në mënyrë strikte ta respektojnë rekomandimet e masave mbrojtëse, transmeton Gazeta Sinjali.
“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në apel./Gazeta Sinjali/.