image Pas interesimit të Sinjali për mbeturinat te Tregu i Gjelbër, kompania në Gjilan bën pastrimin

Sinjalizime

Pas interesimit të Sinjali për mbeturinat te Tregu i Gjelbër, kompania në Gjilan bën pastrimin

news image

Nuk janë të rralla rastet kur disa vende të Kosovës anashkalohen nga mirëmbajtja e pastërtisë dhe largimi i mbeturinave nga kompanitë e pastrimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me keqmenaxhimin e mirëmbajtjes së mbeturinave, banorët e Gjilanit, konkretisht ata të cilët jetojnë te Tregu i Gjelbër janë ankuar në adresë të Gazetës Sinjali se kanë probleme me kompaninë e pastrimit “EL BAU”.

Njëri nga sinjalizuesit për Sinjalin ka deklaruar se është një pjesë në qendër të qytetit që aty bëhet grumbullimi i mbeturinave.

Ai është ankuar se në atë pjesë mbeturinat po qëndrojnë aty me ditë të tëra dhe gjendja është e tmerrshme edhe nga era e cila kundërmon.

Gazeta Sinjali lidhur me rastin ka kontaktuar pronarin e kompanisë “EL BAU”, i cili ka premtuar se ato mbeturina të cilat janë hedh aty do të largohen.

Ai ka deklaruar se: “nesra në mëngjes heket”. Tutje lidhur me rastin që mbeturinat hedhen në mënyrë të pakontrolluar ai ka thënë se “ka disa qytetarë që nuk i paguajnë mbeturinat vetë dhe ato mbeturina i vendosin vend e pavend, si rasti në fjalë”.

Kjo kompani e pastrimit në mëngjesin e ditës së sotme ka larguar ato mbeturina dhe ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku është bërë largimi i tyre.

Sinjalizuesi ka deklaruar se mbeturinat janë larguar qysh në orën 06:00 të mëngjesit.

/GazetaSinjali/