image Pas incidentit me Xhakën, Arsenali mund t’i humbë edhe Lacazetten dhe Aubameyang

Futboll

Pas incidentit me Xhakën, Arsenali mund t’i humbë edhe Lacazetten dhe Aubameyang

news image

Arsenal mund të humbasë yjet e skuadrës nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave angleze sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette do të jenë të parët që do të largohen nga “Emirates Stadium”.

Të dy lojtarët ende nuk kanë nënshkruar kontratën e re, ndërsa mediat britanike shkruajnë se kontratat e reja do t’i nënshkruajnë pasi të kenë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sipas disa raportimeve klubi duhet të shesë disa lojtarë nëse nuk përfundojnë në top katër këtë sezon. Arsenal ndeshjen e radhës e ka kundër Wolwes.

Arsenali nuk është në pozitë aspak të mirë as me Granit Xhakën  i cili është tensionuar jashtëzakonisht shumë në ndeshjen e fundit./Gazeta Sinjali/