Mbrëmë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi për regjistrimin e nëntë rasteve të para me variantin Omicron të koronavirusit në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas identifikimit të rasteve të para të infektimit me këtë variant, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për vaksinim.
Sipas kësaj ministrie, imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi, “prandaj vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga COVID-19”.
“MSh u bënë thirrje që t’i zbatoni masat në fuqi dhe të të vaksinoheni. Inkurajoni edhe të tjerët për vaksinim të plotë. Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, thuhet në apelin e MSh-së./GazetaSinjali/