image Pas humbjes tronditëse, vjen dorëheqja e parë nga PDK-ja

Kosovë

Disfata/ Pas humbjes tronditëse, vjen dorëheqja e parë nga PDK-ja

news image

Pas shpalljes së rezultateve brenda subjektit të PDK-së, kandidati për deputet i kësaj partie, Mustafa Grainca, ka dhënë dorëheqje nga strukturat udhëheqëse të PDK-së në Ferizaj.

Përmes një deklarate të shkruar, Grainca ka pranuar se qytetarët nuk e kanë pranuar si të denjë për të qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Përshëndetje të nderuar qytetar ferizajas, nga rezultatet e marra preliminare për mua si kandidat për deputet (rezultatet në komunën time), rezulton se nuk jam pranuar si i denjë për të qenë pjesë e kësaj gare. Rrjedhimisht ky fakt më obligon moralisht të marrë vendimin, se që nga sot të mos jem më pjesë e strukturave udhëheqëse në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj”, ka shkruar Grainca.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se do të vazhdojë që ta përkrahë programin e PDK-së.

“Do të vazhdojë të përkrahi konceptin programor të Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilin tash e 20 vite, u angazhova me tërë kapacitetin tim për të ngritur e lartësuar vlerat e saja kudo dhe në çfarëdo përgjegjësie publike që kisha”, ka shkruar Grainca.

PDK ka pësuar disfatë të rëndë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielen, duke dalë e treta në renditje, pas VV-së dhe LDK-së. /Gazeta Sinjali/

Image may contain: 1 person