image Pas Greqisë, Kurti në fund të gushtit niset drejt Sllovenisë

Politikë

Pas Greqisë, Kurti në fund të gushtit niset drejt Sllovenisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën do të niset drejt Greqisë, ku do të marr pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, darkë kjo që do të organizohet nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Pas këtij udhëtimi, Kurti do të udhëtojë drejt Sllovenisë më 28 dhe 29 gusht për të marrë pjesë në “Bled Strategic Forum”. Këtë e kanë konfirmuar organizatorët në faqen e tyre zyrtare.

“Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, do t’i bashkohet Forumit Strategjik të Bled më 28 dhe 29 gusht 2023 në Bled të Sllovenisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

/GazetaSinjali/