Pas gati dy muajsh, Pekini ka regjistruar një rast të ri me koronavirus.
Zyrtarët të lartë të këtij qyteti raportuan sot në një konferencë për medie se i infektuari i fundit është një 56-vjeçar, shkruajnë mediet e huaja.
Kryeqyteti ka aktivizuar një reagim urgjent pas infeksionit të ri, përfshirë mbylljen e kompleksit të banimit ku jetonte pacienti.
Vendimi erdhi tre ditë pasi autoritetet njoftuan se vetëm një pacient me koronavirus po trajtohej me koronavirus.
Kryeqyteti nuk raportoi asnjë rast të ri përgjatë periudhës 16 prill-10 qershor. /Gazeta Sinjali/