image Kina premton afër 800 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Botë

Kina premton afër 800 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

news image

Kryqi i Kuq i Kinës do të sigurojë 5 milionë juanë (ose rreth 791,000 dollarë) ndihmë humanitare për Ukrainën, tha Ministria e Jashtme e Kinës në një konferencë, duke shtuar se grupi i parë i ndihmës u largua nga Pekini të mërkurën.

Ndihma do të përfshijë ushqim dhe nevoja të përditshme.

Kina ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që palët të ushtrojnë “përmbajtjen maksimale” për të parandaluar një krizë masive humanitare.

Pekini gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht ta quajë luftën në Ukrainë një pushtim rus.

/GazetaSinjali/