image Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të “Pekini 2022”

Sporte të tjera

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të “Pekini 2022”

news image

Kosova ka parakaluar e 54-ta në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Ekipi i Kosovës që parakaloi në këtë ceremoni është përbërë nga pesë persona kurse skitari Albin Tahiri, ishte ai që barti flamurin e Kosovës.

Kurse, skitarja Kiana Kryeziu nuk u lejua të marrë pjesë në ceremoni për shkak se kishte pasur kontakt me trajnerin Agim Pupovci, i cili ka rezultuar pozitiv në një test të Covidit, ndonëse nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kosova do të përfaqësohet nga Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu. /GazetaSinjali/