image Pas gati 3 orësh, Mjekësia Ligjore largon trupin e viktimës së aksidentit në Arllat të Drenasit

Siguri

Pas gati 3 orësh, Mjekësia Ligjore largon trupin e viktimës së aksidentit në Arllat të Drenasit

news image

Trupi i pajetë i personit i cili vdiq si pasojë e një aksidenti të shkaktuar mes katër veturave në Arllat të Drenasit, është larguar nga vetura nga ekipi i Mjekësisë Ligjore, gati tri orë pas aksidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se viktima ishte një i ri, identiteti i të cilit nuk dihet akoma, por dyshohet se është i moshës rreth 24-vjeç.

Në momentin e aksidentit ai ndodhej në një veturë të tipit “Audi” me targa 01, e cila është në pronësi të një personi me iniciale M.Z. nga fshati Nekoc i Drenasit.

Dyshohet se edhe njëri nga gjashtë personat e tjerë që u lënduan në këtë aksident, është në gjendje të rëndë shëndetësore./Gazeta Sinjali/