Këngëtari i njohur nga Gjakova, Shkelzen Jetishi, i njohur për publikun si Xeni, ka thënë se ende nuk e ka bërë testin për koronavirus, vetëm është izoluar pasi ka marrë pjesë në një aheng bashkë më këngëtarin e njohur, Muhamet Sejdiu i cili është infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ende nuk e kam bërë testin, vetëm jam izoluar. Dëshiroj që ta përshëndes Muhametin dhe t’i uroj shërim si dhe dëshiroj që të gjithë ata persona që kanë qenë aty atë natë në ditlëlindje ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë”, ka thënë Jetishi në T7.
Tutje, ai ka thënë se komplet familja e tij është izoluar.
“Mora vesh për Lufi Hazirin që ka dal negativ dhe u gëzova shumë. Ne komplet familja jemi izoluar. Në aheng kemi qenë diku 50-60 veta. Pëveç Lutfi Hazirit nuk ka pasur fytyra tjera publik në aheng”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/