Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, është shumë afër që të bëhet me punë të re.
De Biasi që kur u largua nga Kombëtarja Shqiptare, mori drejtimin e skuadrës spnajolle, Alaves, ku edhe aty nuk qëndroi gjatë.
Ndërkaq, pas largimit nga Alaves, ka qenë i paangazhuar për dy vite me radhë, por tani pritet që të marrë drejtimin e kombëtares së Iranit.
“Sky Sport Italia” raporton se kontaktet mes De Biasit dhe Iranit tashmë kanë filluar./Gazeta Sinjali/