Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, Naim Fetahu ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa vendimin e njëjtë e mori edhe kryetari i nëndegës së fshatit Bradash, Ismet Revuçi i cili dha dorëheqje me arsyetimin se e përkrahë vendimin e ish-kryetarit Fetahu.
“Të nderuar anëtar dhe struktura të Partisë Demokratike të Kosovës. E përkrahi dorëheqjen e kryetarit të Degës z.Naim Fetahu. Unë Ismet Revuçi që isha një ndër themeluesit e parë të kësaj partie nē kuadër të nëndegës së fshatit Bradash bashkë me të ndjerin z.Beqir Hajrizi ,jap dorëheqje nga pozita Kryetar I nëndegës”, shkroi Revuçi në Facebook./Gazeta Sinjali/