Tash e një kohë aludohet se janë prishur raportet mes dy këngëtareve, Dafina Zeqiri dhe Tayna, edhe pse të njëjtat asnjëherë nuk janë prononcuar rreth këtyre lajmeve, megjithatë fansat e repereve mendojnë se situata mes tyre është e acaruar, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto dyshime veçse u thelluan edhe më shumë pas një “Freestyle” të interpretuar mbrëmë nga Tayna, i cili në publik u cilësua si “diss” për Dafina Zeqirin, pasi në një pjesë të tekstit reperja thotë: “Nuk din me fol shqip, le mo me repovat”, e vazhdoi duke thënë “dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”.
Dafina Zeqiri duke mos bërë fare zhurmë ia hoqi “followin” në Instagram reperës, e njëjtë iu kundërpërgjigj edhe Tayna.
Tani këngëtaret nuk kanë shoqëri me njëra-tjetrën, edhe pse ishte Tayna ajo që në një intervistë e tha haptazi se këngëtarja e saj e preferuar ishte Dafina.
Dafina dhe Tayna kishin sjellur këngën “Bye Bye” e cila është njëra nga hitet e vitit 2019 dhe e njëjta numëron mbi 55 milionë klikime në platformën Youtube.