Paris Saint-Germain tani po përparon në bisedimet për të marrë shërbimet e Leo Messit, pas dramës në Barcelonë.
Bisedimet po vazhdojnë tani për të gjetur “strukturën” e duhur të marrëveshjes pasi PSG po bën presion që nga dje për të nënshkruar me Messin.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain tani po ndihet e sigurt për të arritur një marrëveshje në ditët në vijim, nëse Fair Play Financiar do t’i lejojë ata të përfundojnë marrëveshjen.
Bordi i PSG-së po punon për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë edhe Neymar po bën presion për të pasur Messin në ekip. /GazetaSinjaliSporti/