Evropa duhet përgatitur për një tjetër verë të gjatë dhe shumë të nxehtë.
Megjithëse vera e këtij viti nuk do të jetë më e nxehta në historikun e matjeve, për pjesën më të madhe të Europës kjo do të jetë vera më e vështirë për shkak të vijimit të përhapjes së virusit Covid-19.
Autoritetet e shëndetit publik dhe popullsia duhet të jenë të përgatitur për valët e nxehtësisë që pritet të godasin Europën në 3 muajt e ardhshëm.
Ekspozimi ndaj valëve të nxehtësisë ka patur çdo vit pasoja shëndetësore, por, këtë vit, parandalimi i pasojave negative të të nxehtit në shëndet bëhet veçanërisht i rëndësishëm për shkak të koronavirusit.
Shpeshtimi i valëve të nxehtësisë, intensiteti dhe kohëzgjatja e valëve të të nxehtit edhe këtë vit do të mbetet problematik për vendet evropiane.
Përveç qyteteve jugore, ku popullsia po mësohet të bashkëjetojë me të nxehtin afrikan, valet e nxehtësisë së verës 2020 rrezikojnë edhe qytete të freskëta si Londra, Oslo, Stokholmi, Zvicra dhe Moska.
Çdo vit, temperaturat e larta ndikojnë shëndetin e shumë njerëzve, veçanërisht të rrezikuar janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe foshnjet. Ekspozimi i gjatë në temperatura të larta shkakton lodhje fizike, probleme të frymëmarrjes dhe deri te goditjet kardiovaskulare.
Megjithatë, këto efekte negative të motit të nxehtë në shëndetin e popullsisë janë të parandalueshme nëse aplikohen praktika të mira të shëndetit publik.
Marrja e masave paraprake për vitin 2020 për të përballuar pasojat e valët e të nxehtit në shëndetin e popullsisë, duhet të marrin në kosideratë edhe gjendjen e pandemisë Covid-19 dhe vetëm në këtë mënyrë, do të mund të ruhen nivele të larta të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së popullsisë globale./Gazeta Sinjali/