Gazetari, Juxhin Mustafaraj, ka zbardhur draft rezolutën që nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj lexoi para grupit parlamentar demokrat pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar partie.
Në draft rezolutë theksohet se grupi parlamentar i PD vlerëson dorëheqjen e Bashës, ndërkohë që u bëhet thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e Sali Berishës, raporton abcnews.al.
Draft-Rezolute qe Alibeaj ia lexoi deputeteve pas dorëheqjes së Bashës:
Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e dorëheqjes së kryetarit të PD në funksion të zgjdhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë.
Grupi parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokrateve. Kërkojmë respektinmin e vlerave dhe parime e statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.
Grupi parlamentar shpreh gatishmerine per te negociauar me anetaret e pezulluar te grupit parlamentar per te fjetur nje zgjidhje te pranueshme per t’i hapur rruge bashkimit. Grupi ngarkon strukturat pergjegjese per te pranuar nje grup te epp per te lehtesuar ndermjetesimin.
Grupi vlerëson se pas dakordësise i hapet rruga për:
A-Ndërmarjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë për bashkim
B-Përgatitjen e partisë për zgjedhjet lokale
C- Përgatitjen e kushteve të nevojshme për zgjedhje menjëherë pas zgjedhjeve lokale.