image Pas Amir Rrahmanit, Napoli transferon edhe një tjetër talent shqiptar

Futboll

Sport/ Pas Amir Rrahmanit, Napoli transferon edhe një tjetër talent shqiptar

news image

Pas Amir Rahmanit, Napoli ka marrë një futbollist tjetër shqiptar në ekip. Sipas mediave italiane të kaltrit kanë transferuar sulmuesin e talentuar shqiptar, Kleis Bozhanaj.

Ky i fundit është pjesë e të rinjve të Empolit, por për pjesën tjetër të sezonit do të jetë pjesë e të rinjve të Napolit.

Akordi mes palëve pothuajse është arritur dhe lojtari i Shpresave do të jetë tashmë pjesë e të kaltërve.

18-vjeçari ka zhvilluar ndeshje shumë të mira te Empoli dhe kjo ka bërë që të tërheqë vëmendjen e Napolit, të cilët e kanë marrë në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit nëse bind me paraqitjet e tij.