Pas Amir Rahmanit, Napoli ka marrë një futbollist tjetër shqiptar në ekip. Sipas mediave italiane të kaltrit kanë transferuar sulmuesin e talentuar shqiptar, Kleis Bozhanaj.
Ky i fundit është pjesë e të rinjve të Empolit, por për pjesën tjetër të sezonit do të jetë pjesë e të rinjve të Napolit.
Akordi mes palëve pothuajse është arritur dhe lojtari i Shpresave do të jetë tashmë pjesë e të kaltërve.
18-vjeçari ka zhvilluar ndeshje shumë të mira te Empoli dhe kjo ka bërë që të tërheqë vëmendjen e Napolit, të cilët e kanë marrë në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit nëse bind me paraqitjet e tij.