image Pas aktakuzës për Thaçin e Veselin, OVL-UÇK paralajmëron protestë gjithëpopullore

Kosovë

Pas aktakuzës për Thaçin e Veselin, OVL-UÇK paralajmëron protestë gjithëpopullore

news image

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste gjithëpopullore më 9 korrik në Prishtinë.

Kjo protestë, sipas OVL-UÇK, u vendos të mbahet pas takimit të mbajtur mes kësaj organizate dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë.

“Mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë me datën 9 korrik 2020 me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”, thuhet në njoftim e organizatës.

Organizata e Veteranëve të Luftës ka bërë të ditur se përmes kësaj proteste do t’i kërkohet Kuvendit të Kosovës që ta ndryshojë ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

“Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, e sidomos për ta penguar procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë ligjin për gjykatën speciale, për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/