Ikona e muzikës turke, Ibrahim Tatlises pësoi një aksident mëngjesin e djeshëm, ku makina me të cilën udhëtonte u përplas me një kamion dhe për pasojë përfundoi në greminë.
Pavarësisht kësaj këngëtari i njohur, ka dalë në skenë për të kënduar për fansat e tij me karrocë dhe këmbë të fashuara,
Tatlises, gjatë këtij koncerti tregoi rreth aksidentit që ka përjetuar.
Ai tha: “Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua. I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ata u kujdesën shumë për ne”, tha ai.
İbrahim Tatlıses, ayaklarında alçıyla tekerlekli sandalyede konser verdi.
— Yeni Şafak (@yenisafak) August 25, 2022