image Pas aksidentit me makinë, mbrojtësi gjobitet edhe nga klubi i Bayernit, ja pse

Futboll

Sport/ Pas aksidentit me makinë, mbrojtësi gjobitet edhe nga klubi i Bayernit, ja pse

news image

Mbrojtësi gjerman i Bayernit, Jerome Boateng ka thyer rregullat e izolimit për shkak të koronavirusit dhe ka dalë jashtë qytetit me makinën e tij Audi A9, por udhëtimi ishte i pafat për të, pasi për shkak të shpejtësisë së madhe, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me barrierat anësore.

Për fat të mirë futbollisti me origjinë nga Gana nuk pësoi asnjë dëmtim fizik, ndonëse ato ekonomike ishin të shumta, duke filluar nga 25 mijë eurot që do t’i duhen për të rikuperuar mjetin e tij e deri te gjoba e klubit bavarez.

Kjo pasi drejtuesit e Bayernit nuk kanë ndërmend të falin mbrojtësin, që shkeli rregullat e klubit për të qëndruar në izolim dhe e kanë gjobitur me një shumë që ende nuk është bërë e ditur, ndërsa paratë e gjobës do të shkojnë për spitalet në Mynih, që po përballen me situatën.