image Arsenali provon t’ia marrë qendërmbrojtësin Bayern Munichut

Futboll

Sport/ Arsenali provon t’ia marrë qendërmbrojtësin Bayern Munichut

news image

Futbollisti i njohur gjerman, Jerome Boateng, vazhdon të mbetet i pëlqyer nga klubi i Arsenalit.

Mediat gjermane raportojnë se klubi i Arsenalit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Bayernit.

Sipas mediumit Sky Deutschland, Arsenali e ka pyetur Bayern Munichun për disponueshmërinë e Boatengut.

Jerome Boateng ka rënë në hierarkinë e mbrojtjes së Bayernit dhe një largim gjatë janarit shumë lehtë mund të ndodh./Gazeta Sinjali/