image Boateng për golin e Shaqirit: A pashë ëndërr apo vërtetë shënove me kokë

Futboll

Boateng për golin e Shaqirit: A pashë ëndërr apo vërtetë shënove me kokë

news image

Xherdan Shaqiri e ka marrë vëmendjen me paraqitjen e tij në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar kundër Marseille.

Shaqiri arriti që në këtë ndeshje të shënojë një gol dhe të bëjë një asistim për t’u shpallur edhe futbollisti i ndeshjes.

Goli i Shaqirit ishte special, pasi ai është i gjatë 1.69 metra dhe nuk është i prirur të shënojë gola me kokë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar bashkëlojtari i tij, Jerome Boateng.

“Shaq a pashë ëndërr apo vërtetë shënove me kokë?! Në Gjermani e quajmë Kopfballungeheuer”, shkroi Boateng në profilin e tij në Instagram.

/Gazeta Sinjali Sporti/