image Pas AAK-së, edhe PSD paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Politikë

Pas AAK-së, edhe PSD paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

news image

Pas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, edhe Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se do të organizojë protesta kundër vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili njoftoi se kjo protestë do të organizohet para datës 29 janar, kur është paraparë të merret vendimi për rritjen e çmimit të rrymës.

“Ne kemi pasur disa aksione, tri deri tani, nesër kemi mbledhje të kryesisë, ku do të diskutojmë për protestën, jemi duke e konsideruar seriozisht organizimin e protestës, para datës 29… Që do të ketë PSD-ja protestë, nuk ka dilemë”, ka thënë Molliqaj.

Ai tha se do të ishte mirë që KEDS-i të nacionalizohej, pasi edhe kështu shpenzimet po janë të mëdha për qytetarët. Molliqaj tha se zgjidhje për të dalë nga kriza do të ishte edhe përdorimi i energjisë së ripërtritshme, si dhe të merrej më seriozisht çështja e gazit.

“Nuk ka kësi rasti që një kompani private e vendos një procent që krejt fitimet ka me i marrë për vete, e kur ka krizë shteti ia mbulon humbjet. Unë kisha pasë qejf me e pasë një këso kompanie… Duke e ditur që situata të tilla edhe mund të na përsëriten, do të ishte mirë me liberalizu energjinë e ripërtritshme, që një vjet e kanë blloku… nën dy me konsideru seriozisht çështjen e  gazit, dhe e treta ish dashtë me nacionalizu KEDS-in”, deklaroi ai në KlanKosova./GazetaSinjali/