Dejan Georgievski e ka siguruar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Ai në disiplinën e taekvondos, në kategorinë mbi 80 kilogramë ka siguruar finalen në Lojërat Olimpike të Tokios.
Taekvondoisti Dejan Georgievski ka siguruar medaljen e parë olimpike, pas pritjes 21-vjeçare të Maqedonisë së Veriut, kur mundësi, Mogamned Ibragimov, në Lojërat Olimipke Verore në Sidnej në vitin 2000 fitoi medaljen e bronztë.
Georgievski në disiplinën e taekvondos, kaloi në finale të kësaj gare sportive në Lojërat Olimpike në Tokio, pasi që në gjysmëfinale mundi sportistin nga Koreja e Jugut, Kio Don In 12-6.
Në finale, Georgievski do të përballet me rusin Larin Vladisllav, i cili është favorit i parë i turneut olimpik./Gazeta Sinjali Sporti/