image Pas 16 vjetësh, ndahet çifti i njohur - Sinjali

Pas 16 vjetësh, ndahet çifti i njohur

news image

Pasi qëndruan për 16 vjetë bashkë, aktori Jason Momoa dhe aktorja Lisa Bonet kanë vendosur t’i japin fund kësaj lidhje.

Madje ata dolën me një deklaratë të përbashkët që u postua në llogarinë e Momoas në Instagram, raporton Daily Mail.

Ne të gjithë kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese… Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritje nga ndryshimet sizmike që po ndodhin. Dhe kështu ne ndajmë lajmin tonë se po ndahemi” thuhej në deklaratë.

Çifti tha se do ta vazhdojnë jetën me dinjitet dhe ndershmëri.

Dashuria mes nesh vazhdon, duke u zhvilluar në mënyra që dëshiron të njihet dhe të jetohet. Ne e lirojmë njëri-tjetrin që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi…”

Përkushtimi ynë i palëkundur ndaj kësaj jete të shenjtë dhe fëmijëve tanë”, përfunduan ata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: