Pas rënies në dashuri në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, raportohet se çifti Pique dhe Shakira po shkojnë drejt ndarjes.
Çifti mbetet i pamartuar, ndonëse lidhja e tyre 12-vjeçare i ka sjellë dy fëmijë, Milanin dhe Sashën. Megjithatë, duket sikur gjërat nuk janë në rregull mes të dyve tani me fjalët se Pique është kthyer duke jetuar në shtëpinë e tij Muntaner në Barcelonë.
Sipas El Periodico, disa fqinjë në ndërtesë e kanë parë Pique duke hyrë dhe dalë gjatë javës së fundit. Thuhet gjithashtu se ai ka shijuar jetën e natës në Barcelonë me mikun Riqui Puig dhe grupin e tij të miqve.
Një tjetër shenjë që tregon prishjen e raporteve mes çiftit janë tekstet e kënduara nga Shakira në hitin e saj të fundit ‘Te Felicito’ me Rauw Alejandro.
“Për të kompletuar u bëra copë-copë, më paralajmëruan, por nuk i kushtova vëmendje”, këndon ajo. “E kuptova që e jotja është e rreme; ishte pika që i tejmbushi gotën; mos më thuaj se të vjen keq, kjo duket e sinqertë, por të njoh mirë dhe e di që gënjen“.
Gjithashtu ka pasur raportime se arsyeja pse Pique nuk ndodhet në shtëpinë e tyre, është sepse Shakira e kapi atë me një grua tjetër.
El Periodico raporton se kjo është arsyeja pse Pique dhe Shakira kanë vendosur të ndahen për momentin.
Pique është zhdukur edhe nga rrjetet sociale të Shakirës, ku këngëtarja postonte shpesh foto të çiftit në të kaluarën, por hera e fundit që ndodhi ishte në mars.