Përveçse bashkëpunëtorë në muzikë, Soni dhe Flori kanë qenë të fejuar rreth 10 vite me parë.
Pas ndarjes së tyre që bëri shumë bujë, dyshja nuk u pa më bashkë deri në momentin që vendosën të bashkëpunonin tek Kënga Magjike, shkruan Gazeta Sinjali.
Sot në natën e finales, Soni ka publikuar për herë të parë një foto vetëm për vetëm me Flori Mumajesin pas 10 vitesh.
Bëri goxha bujë rikthimi i Soni Malajt në “Kënga Magjike” me baladën “Versioni im”, që është shkruar nga Flori Mumajesi.
Pavarësisht këtij bashkëpunimi, Sonin dhe Florin nuk po i shihnim bashkë në asnjë moment dhe kurioziteti për raportin e tyre ishte shumë i madh.
Fansat po kërkojnë pafundësisht një bashkëpunim mes dyshes por edhe nëpër intervista Soni ka thënë se për momentin nuk ka një plan të tillë.
Në foton e shkëputur nga videoja, vihet re që ekziston ende një “kimi” mes ish-çiftit që dikur bën xhiron e mediave rozë për marrëdhënien e tyre të dashurisë. /Gazeta Sinjali/