image Partneri i Alban Hysenit në Gjilan e quan kryeministrin Kurti "kryeneç"

Politikë

Partneri i Alban Hysenit në Gjilan e quan kryeministrin Kurti “kryeneç”

news image

Kryetari i Degës se AKR-së në Gjilan, Arianit Ibrahimi, njëherësh edhe partneri i koalicionit me Alban Hysenin e VV-së, ka kritikuar për grevën në arsim kryeministrin Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, e ka kritikuar Kryeministrin Kurti dhe e ka quajtur kryeneç.

Ibrahimi u ka dhënë të drejtë kërkesave të sindikatës duke shtuar se nuk ka zgjidhje për grevën për shkak të inatit dhe kryeneçësisë së të dyja palëve.

Postimi i plotë:

“Shteti, duhet të jetë mbi interesat personale, klanore, kalkulimet politike, të çdo udhëheqësi të ndonjë institucioni në vendin tonë.

Greva është e drejtë e rregulluar me ligj, andaj edhe kërkesat e sindikatave janë të drejta në relacion me qeverinë, për plotësimin e kushteve të tyre. Krejt çka kem pa prej të dyja palëve në njërën anë grevistëve, sindikatave dhe në anë tjetër qeverinë që nga 25 gushti e deri më sot më 18 shtator ende nuk kemi zgjidhje të problemit me greva, pos shpërfaqje të INATIT, KRYENEÇËSISË, të të dyja palëve në arritjen e një marrëveshje, me të cilën do të dilej nga ky ngërç i panevojshëm dhe shumë i tejzgjatur.

Ky egoizëm nuk do ta nxjerrë askënd fitues, humbësit më të mëdhenjë do të jenë nxënësit e shkollave, sot po bëhen thuajse tre javë dhe ende nuk ka filluar mësimi, kjo është e papranueshme, kur e dimë se janë mundësit dhe ka pasë lëvizje në këtë drejtim nga qeveria, duke e paraqit edhe një pako të re ekonomike me mbështetje me nga 50 euro për kategori të ndryshme, por nuk ka pasë KOMUNIKIM me sindikatën në lidhje me këtë pako që pak a shumë kishte me qenë mundësi e mirë për ti përafru qëndrimet dhe për të rënë dakord edhe me sindikatën për ndaljen e grevës deri në aprovimin e ligjit të ri të pagave.

Koha nuk është për problematika të tilla, sadoqë konsiderojmë se e drejta qëndron te njëra palë, kur e dimë se gjendja e jetës të përditshme është rënduar shumë me ngritje të çmimeve, inflacion, krizë ekonomike jo vetëm tek ne po në tërë botën, të gjitha këtë duhet të jenë alarm për marrëveshje sa ma parë për të dyja palët, të ulen dhe ti kapërcejnë dallimet, inatet, egot që i kanë, sepse qytetarit dita ditës po i humbet durimi, së paku këtë problematikë mos ta kenë si barrë të gjithë ata prindër që i kanë fëmijët në shkolla”

/GazetaSinjali/