image Renditja e humbësve më të mëdhenj të zgjedhjeve

Kosovë

Deputetët/ Renditja e humbësve më të mëdhenj të zgjedhjeve

news image

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare kanë rezultuar shumë të dëmshme për disa përfaqësues të partive politike të cilët ishin deputetë në legjislaturën e Kuvendit të Kosovës, por që nuk do të ulen në karriget e Kuvendit në legjislaturën e re.

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, deputetët që u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje drejt PSD-së, janë humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Asnjëri nga deputetët e PSD-së që ishin deputetë në legjislaturën e fundit, nuk do të jenë më në Kuvend.

Më poshtë, ju sjellim emrat e atyre që ishin deputetë, e të cilët nuk do të jenë më në këtë pozitë.

Renditja vijon sipas partive që pësuan më së shumti në mandate brenda Kuvendit të Kosovës.

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re: Fatmir Limaj (Nisma), Behgjet Pacolli (AKR), Haxhi Shala (Nisma), Islam Pacolli (AKR), Valdete Bajrami (Nisma), Zafir Berisha (Nisma), Bilall Sherifi (Nisma), Milaim Zeka (PEK), Enver Hoti (Nisma), Albulena Balaj – Halimi (Nisma), Korab Sejdiu (Pa parti, nuk ka kandiduar në këto zgjedhje), dhe Labinot Tahiri (kandidoi si pjesë e AAK-së).

Aleanca Kosova e Re: Behgjet Pacolli dhe Islam Pacolli

Partia Socialdemokrate: Frashër Krasniqi, Visar Imeri, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Fisink Ismaili, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Salih Salihu, Besa Baftiu dhe Driton Çaushi.

Partia Demokratike e Kosovës: Xhavit Haliti, Safete Hadërgjonaj, Luljeta Gutaj Veseli, Dhurata Hoxha, Hajdar Beqa dhe Xhevahire Izmaku.

Lidhja Demokratike e Kosovës: Naser Rugova, Ismet Beqiri, Liri Kajtazi, Mirjeta Kalludra dhe Imet Rrahmani.

Lëvizja Vetëvendosje: Xhelal Sveçla, Ismail Kurteshi, Sami Kurteshi dhe Drita Millaku.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Ahmet Isufi e Muharrem Nitaj, dy deputetët e legjislaturës së kaluar nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme për këtë mandat.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës: Naser Rugova, Ismet Beqiri, Liri Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Imet Rrahmani, janë disa deputetët e legjislaturës së gjashtë që nuk morën vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës: Xhavit Haliti, Safete Hadërgjonaj, Luljeta Gutaj Veseli, Dhurata Hoxha, Hajdar Beqa, Xhevahire Izmaku, nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë Kuvendit.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Ahmet Isufi e Muharrem Nitaj, dy deputetët e legjislaturës së kaluar nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme për këtë mandat.

Nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 26.159% të votave, Lidhja Demokratike e Kosoves 24. 458%, Partia Demokratike e Kosovës 21.163%, Koalicioni AAK-PSD 11.477%, Lista Serbe 6.74%. Ndërkaq koalicioni Nisma-AKR-PD, nuk ka mundur ta kalojë pragun minimal për t’u futur në Kuvend, duke marrë vetëm 4.984 % të votave. /Gazeta Sinjali/