image Partia e Ilham Aliyev i fiton përsëri zgjedhjet në Azerbajxhan

Botë

Botë/ Partia e Ilham Aliyev i fiton përsëri zgjedhjet në Azerbajxhan

news image

Partia “Azerbajxhani i Ri” e presidentit Ilham Aliyev ka shënuar fitore në zgjedhjet e parakohshme të së dielës, duke siguruar 64 nga 125 ulëset e kuvendit, në bazë të rezultateve preliminare.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazahir Panahov, tha se rezultati i publikuar është nxjerrë pas numërimit të 87 për qind të votave.

Shumicën e pjesës tjetër të ulëseve e siguruan kandidatët që formalisht janë deklaruar të pavarur, por që i përkrahin politikat e partisë në pushtet, shkruan “Free Europe”.

Në këto zgjedhje u raportuan disa parregullsi, përfshirë rastet e votimit të dyfishtë, pengimin e transmetimit nga qendrat e votimit dhe pengimin e vëzhguesve të pavarur.

Të drejtën e votës e shfrytëzuan 47.81 për qind e qytetarëve të moshës madhore, rreth 8 për qind më pak se në zgjedhjet e kaluara.

Azerbajxhani është shtet i vogël në Azinë Perëndimore me rreth 10 milionë banorë. Ai dikur ka qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik. Ka marrëdhënie të mira me Turqinë, por raporte të tensionuara me Armeninë fqinje./Gazeta Sinjali/