image Partia e Merkelit në përkrahje të Vjosa Osmanit

Reagim/ Partia e Merkelit në përkrahje të Vjosa Osmanit

news image

Anëtari i CDU-së së kancelares Angela Merkel, njëherësh anëtar i Bungestagut gjerman, Nikolas Lobel, ka reaguar pasi LDK e ka caktuar Vjosa Osmanin si mandatare për kryeministre në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.

Lobel kandidimin e Osmanit e sheh si një mundësi që Kosovës t’i jepet një vizion dhe energji e re.

Unë besoj fuqishëm që politikanët e ri dhe të besueshëm mund t’i injektojnë Kosovës energji dhe vizion të ri”, ka shkruar Lobel.

Ai gjithashtu ka thënë se Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Republikës së Kosovës që po garon për postin e kryeministres.

Deputetja Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Kosovës që po garon për kryeministre. Osmani vjen nga LDK’ja, parti simotër e CDU-së dhe anëtare e familjes së Partive Popullore të Evropës”, ka shkruar Lobel në llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mandatuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre në mbledhjen e fundit të Kryesisë që është mbajtur të hënën.