image "Parti, Enver, jemi gati kurdoherë!", qytetari e vë në siklet Albin Kurtin

Kosovë

Situata/ “Parti, Enver, jemi gati kurdoherë!”, qytetari e vë në siklet Albin Kurtin

news image

Vizita e një qytetari në tavolinë nuk ka qenë aspak e këndshme për liderin e LVV-së dhe pretendentin kryesor për kryeministër, Albin Kurtin.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një qytetar teksa afrohet pranë tavolinës ku gjendej Kurti. Ai fillon ta këndojë refrenin e famshëm të komunizmit në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

“Parti, Enver, jemi gati kurdoherë!”, përsërit qytetari, teksa vërehet sikleti në fytyrën e Kurtit.

Kreu i LVV-së ulet në karrige dhe duke shikuar në telefon mundohet ta shmang qytetarin. /Gazeta Sinjali/