image Parmelin: Kosova dhe Zvicra të lidhura ngushtë falë diasporës

Politikë

Parmelin: Kosova dhe Zvicra të lidhura ngushtë falë diasporës

news image

Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për detyrën e re, duke i përmendur diasporën kosovare që jeton në Zvicër.

Përmes një letre, Parmelin ka shkruar se dy vendet janë të lidhura ngushtë në aspektin njerëzor dhe kulturor, falë diasporës kosovare.

“Stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor janë në interesin tonë të përbashkët. Prandaj, vendi im ka qenë i angazhuar për shumë vite në një gamë të gjerë të programeve të bashkëpunimit për zhvillim dhe mbështetjes së paqes. Unë pres që të vazhdoj këtë bashkëpunim të frytshëm me Kosovën”, thuhet në letër.

Ai ka thënë se Zvicra dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të mira dhe miqësore, duke u bazuar në besimin e ndërsjellë. /Gazeta Sinjali/