image Parlamenti i Estonisë shpall Rusinë shtet terrorist

Botë

Parlamenti i Estonisë shpall Rusinë shtet terrorist

news image

88 nga 101 deputetë votuan pro deklaratës, e cila shprehu mbështetje për hetimet e nisura nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale për krimet e kryera në territorin e Ukrainës nga Rusia. Dhjetë deputetë munguan dhe tre abstenuan.

 “Duke mbështetur thirrjen e Parlamentit të Ukrainës drejtuar vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, Riigikogu e shpall regjimin rus një shtet terrorist dhe Federatën Ruse një shtet që mbështet terrorizmin”, thuhet në deklaratë.

“Riigikogu i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të miratojë deklarata të ngjashme”.

Parlamenti i Estonisë është vetëm i treti shtet që dënon Kremlinin me terma kaq të fortë, pas dy fqinjëve të tij baltikë, Lituanisë dhe Letonisë. Masa vjen një javë pasi Ukraina dënoi Rusinë si një shtet terrorist në një takim urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Rusia ka dëshmuar edhe një herë se ky është një shtet terrorist që duhet të pengohet në mënyrat më të forta të mundshme”, tha Sergiy Kyslytsya, ambasadori i Ukrainës në OKB, para deputetëve estonezë në fjalët e hapjes së një debati që u errësua nga sulmet me raketa në Kiev.

Ndërsa vendet e tjera evropiane kanë hezituar të ndjekin vendet baltike, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi më 13 tetor për miratimin e një rezolute që njeh Rusinë si një shtet terrorist.

/GazetaSinjali/