Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, pas publikimit të 40 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ka paralajmëruar qytetarët që të respektojnë masat në mënyrë rigoroze.
IKSHPK-ja, kërkon nga qytetarët që pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, të vazhdojnë t’i respektojnë udhëzimet sepse, sipas tyre, ekziston rreziku që numri i vatrave të koronavirusit të rritet.
“Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve”, shkruan IKSHPK.
IKSHPK gjithashtu ka vazhduar të insistojë që askush nuk ka të drejtë të rrezikojë shëndetin e askujt nga pakujdesia, prandaj bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdesë që të mos ndëshkohen./ Gazeta Sinjali/