image Parkoi veturën para rezidencës së ambasadës së SHBA dhe sulmoi zyrtarin policor, bie në pranga të policisë i riu nga Prishtina

Siguri

Parkoi veturën para rezidencës së ambasadës së SHBA dhe sulmoi zyrtarin policor, bie në pranga të policisë i riu nga Prishtina

news image

Sot rreth orëve të para të mëngjesit, një person dyshohet se ka sulmuar zyrtarin policor, derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se rasti ka ndodhur tek parku i Arbërisë në rrugën Rr.”Selman Lajçi” në Prishtinë, ku i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) shpërfilli urdhrin e ligjshëm të zyrtarit policor dhe refuzoi të largojë veturën e tij nga hapësira ku ndalohej parkimi.

Për t’u mos mjaftuar me kaq, ai sulmoi fizikisht zyrtarin policor përgjegjës për siguri në rezidencën e ambasadës amerikane, i cili u detyrua të kërkojë ndihmën e kolegëve për arrestimin e tij.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari kishte qenë në ndikim të alkoolit dhe pas arrestimit është dërguar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe kundër tij është ushtruar kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Poashtu, nga hetuesi janë siguruar edhe prova të tjera të cilat do të përdoren në fazën e hetimit dhe gjykimit eventual.

/GazetaSinjali/